
Mësoni më shumë rreth programit dhe eventeve me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë. Në vazhdim, ndajmë përgjigjet për pyetjet më të shpeshta lidhur me programin.
“35 Vjet Pavarësi e Maqedonisë” është një program i madh me një sërë eventesh muzikore dhe kulturore, i krijuar me rastin e shënimit të 35-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë.
Programi fillon më 2 gusht – Ilinden, dhe do të zgjasë deri më 8 shtator – Ditën e Pavarësisë.
Deri më tani janë paralajmëruar Steve Aoki, José Carreras & Macedonian All-Stars dhe David Guetta me MONOLITH Tour, ndërsa së shpejti do të pasojnë edhe shumë paralajmërime të tjera.
Në mbarë Maqedoninë! Eventet në kuadër të programit do të mbahen në disa qytete në të gjithë vendin, ndërsa të gjitha lokacionet dhe datat do të publikohen në vazhdim.