
Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se karvani me spektaklin muzikor-skenik „Silno Svetnal Den“ me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, më 24 gusht mbërrin edhe në Kërçovë, konkretisht:
24 gusht – Kërçovë, Sheshi i Qytetit
Përmes muzikës, aktrimit dhe vallëzimit, në formën e një spektakli multimedial skenik, do të rrëfehet historia e 35 viteve të pavarësisë së atdheut tonë, duke veçuar momentet më të rëndësishme historike, ngritjet, sfidat dhe arritjet gjatë tri dekadave e gjysmë të kaluara.
Në prag të 8 Shtatorit, i cili këtë vit shënon jubileun e madh – 35 vjet pavarësi, do të realizohet një karvan muzikor me performanca të artistëve dhe aktorëve të njohur maqedonas në 11 qytete anembanë vendit.